‘Dramën’ e fundit jetësore të aktorit të njohur shqiptar e fitoi virusi

As aktori i njohur shqiptar nuk e mundi dot virusin e vdekjes, i cili i mori jetën atij në moshën 66-vjeçare. Lajmin e ka bërë me dije në një postim në rrjetet sociale kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Valteri ynë gojëmjaltë e zemërbardhë nuk e mundi dot këtë flamë të pabesë.

I shërbeu qytetit tonë me dashuri përditë për 4 dekada, duke lënë sot një boshllëk të pangushëllueshëm për familjen dhe mijëra kolegë e miq që e njohën dhe e deshën si kujtesa historike e Tiranës”.

Gjoni ka qenë edhe Drejtori i Protokollit në Bashkinë e Tiranës.

Valter Gjoni aktor shqiptar. Ka lindur më 4 tetor 1954 në Tiranë, është arsimuar në nivel parauniversitare, po në Tiranë.