“Drejtësi për Agonin, humbi jetën në dorë të Qeverisë”

Publicisti Halil Matoshi ka kërkuar drejtësi për Agon Musliun, i cili vdiq ditë më parë pasi ra nga kati i katër i Qendrës së Studentëve, në Prishtinë, ku ishte i vendosur në karantinë pas kthimit nga Gjermania, shkruan Mediafokus.info.

Matoshi ka thënë se Agoni e humbi jetën në dorën e Qeverisë.

“Sa shpejt u harrue Agoni. Janë rritë blemjet online dukshëm dhe përdorimi i teknologjive informative e ‘liket’ në statusat e liderit suprem, si dhe ndjekësit e “shpëtimtarit” në TV, por u harru dhembja dhe trishtimi për humbjën e ni djali të ri, ni studenti të mirë, i cili nuk pësoi se po i jepte makinës BMË X-6 më 240 km/h, porse humbi jetën në dorë të Qeverisë!?”, ka shkruar Matoshi.

“Askush s’e përmend mâ Agon Musliun, të cilin masat antikushtetuese të Qeverisë, për parandalimin e përhapjës së Coronavirusit  “e dënuan” me vdekje!?”, ka përfunduar Matoshi reagimin e publikuar në profilin e tij në Facebook. /Mediafokus.info/