Drejtim i mjetit nën ndikim të alkoolit, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për 9 muaj

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 15.01.2023 në kuadër të zbatimit të planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Novosellë komuna e Kamenicës.

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili drejtonte automjetin me tabela vendore.

Gjatë kontrollit të dokumenteve është dyshuar se vozitësi i këtij automjeti mund të jetë nën ndikim të alkoolit.

Pasi i është bërë matja e alkoolit me alkool test i njëjti ka rezultuar me ndikim me 1.30 promila.

Atij i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, i është konfiskuar patentë shoferi me masën e përkohshme – ndalim vozitje në afat prej nëntë muajsh dhe dy pikë negative, thuhet në njoftim.