Kontrabanduesi i farave të kungullit shkakton aksident duke tentuar t’i shmanget policisë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Kabash të Vitisë, ku Kontrabanduesi i farave të kungullit shkakton aksident duke tentuar t’i shmanget policisë.

Një i dyshuar kosovar, derisa ishte duke lëvizur me kombi, nuk i është ndalur njësisë policore dhe në ndjekje e sipër ka shkaktuar aksident.

Gjatë kontrollit në kombin e të dyshuarit, janë gjetur të ngarkuara fara kungulli dhe dorëza medicinale të cilat janë konfiskuar dhe i janë dërguar doganës.

Gjatë verifikimit ka rezultuar se i dyshuari ishte duke lëvizur në kundërshtim me vendimin e Ministrisë.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.