Drejtim i mjetit nën ndikim të alkoolit, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për një vit
Policia në Kamenicë, me datën 14.12.2022 në pikën e kontrollit në fshatin Novosellë, komuna e Kamenicës, ka hasur në një kundërvajtës, shtetas i Kosovës i cili dyshohej se mund të ishte nën ndikim të alkoolit.
Pasi i është bërë alkootesti është vërtetuar se ai ishte nën ndikim të alkoolit, 1.78 promila.
Nga ana e policisë ndaj vozitësit është shqiptuar gjoba 500 €, tri pikë negative si dhe ndalesa për 1 vit për drejtimin e mjetit, thuhet në njoftim.