28 personave u hiqet patent shoferi

28 personave në Ferizaj u është hequr patent shoferi për shkak të shkelje në trafik, brenda periudhës 5-11 korrik, njofton policia.

Brenda kësa periudhe janë shqiptuar 1.452 gjoba në komunikacion.

Ndërsa, gjatë kësaj kohe në këtë komunë janë shkaktuar 27 aksidente në trafik.

12 persona janë të lënduar ndërsa 17 aksidente janë me dëme materiale.

Policia ka thënë se tani kur pritet fluks më i madh i automjeteve në rrugë do të vazhdojë me aktivitete të tilla e me masa të shtuara.

“Tani kur kemi fluks më të madh të automjeteve në rrugë,  Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla, me masa të shtuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë”, është thënë nga policia.