Policia ndalon lypsarin 83-vjeçar, ia konfiskon 1150 euro

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar aksionin e planifikuar për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt.

Në kuadër të këtij aksioni, policia sot ka ndaluar personin me shtetësia nga Shqipëri, S.XH., 83 vjeçar, tek i cili janë gjetur para në vlerë prej 1150 euro dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje.

Në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes, paratë konfiskohen përkohësisht, deri në vendim tjetër.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe apelon tek qytetarët që saherë që hasin në lypsarë, të njoftojnë menjëherë policinë.