Në ministrinë e Pecit kërkojnë 80 mijë euro pije

Për një pazar interesant kanë nisur procedurat në Ministrinë e Bujqësisë, e cila drejtohet nga Faton Peci.

“Shërbime me pije për nevoja të MBPZHR-së”, pritet t’i kushtojë kësaj ministrie rreth 80 mijë euro.

Në njoftimin për kontratë është paraparë që operatori ekonomik të sjellë 10 artikuj të pijeve të ndryshme për nevojat e Ministrisë.

Operatori ekonomik do të merr parasysh çmimet më të favorshme ekonomike por se në total janë paraparë shpenzimi i 80 mijë eurove.

Ministria e Bujqësisë ka paraparë edhe afatet kohore për procedim të këtij tenderi.

Afati i fundit për pranim të tenderëve apo aplikacioneve është 30 korriku.