“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
“Më shkoj jeta në kredi”, “Para sikur fajde”, këto janë disa prej ankesave të qytetarëve të Kosovës, të cilët thonë se pësojnë presione e stres nga bankat komerciale për kthimin e mjeteve financiare me kamatat e larta të interesit.
Numri i kredimarrësve gjatë vitit 2024 ka arritur mbi 36 mijë, të cilaët u janë drejtuar bankave komerciale të Kosovës për të marrë kredi. Shifër kjo mbi një mijë më e lartë sesa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Derisa shuma e përgjithshme e kredive bruto në sektorin bankar deri në muajin dhjetor të vitit që lamë pas ka arritur 5 miliardë e 810 milionë euro, me rritje mbi 131 milionë euro ose 2.32 për qind krahasuar me muajin paraprak, raporton KosovaPress, percjjell telegrafi.
Prej shumës së përgjithshme të kredive bruto, për ekonomitë familjare janë rreth 2. 3 miliardë euro, dhe për ndërmarrjet rreth 3. 5 miliardë euro.
Ndërsa, sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës vlera e kredive të rejanë dhjetor arriti 264.1 milionë euro.
BQK bënë të ditur për KosovaPress se mesatarja e normës së interesit në kredi të reja gjatë periudhës janar-tetor 2024 është 6.16 për qind.