Drejtori i Bujqësisë në Gjilan shërohet nga Coronavirusi
Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, është shëruar nga Coronavirusi, raporton Mediafokus.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes profilit të tij në Facebook, të cilin po e sjellim të plotë.
Të dashur miq,
Sapo mu konfirmua nga IKSHPK shërimi nga Covid-19.
Me këtë rast dua të faleminderoj nga zemra të gjithë ata që më telefonuan, shkruajtën apo në ndonjë formë më që druan afër.
Në këtë situatë të rëndë pandemie i lutem Zotit për të gjithë të prekurit, duke ju dëshiruar shërim të shpejt.
Me shumë respekt,
Ramiz Ramadani

