Drejtori i Pfizer: Një vaksinë e përvitshme për COVID-19, e preferueshme
Drejtori Ekzekutiv i kompanisë Pfizer Inc, Albert Bourla, tha të shtunën se një vaksinë vjetore për COVID-19 do të ishte e preferueshme në krahasim me doza të shpeshta përforcuese në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.
Vaksina e Pfizer/BioNtech për COVID-19 ka rezultuar efektive kundër rasteve të rënda dhe vdekjeve të shkaktuara nga varianti Omicron, por më pak efektive në parandalimin e transmetimit.
Me rritjen e rasteve, disa vende kanë zgjeruar programet e dozave përforcuese të vaksinës COVID-19 ose kanë shkurtuar kohëzgjatjen mes injektimeve ndërsa qeveritë përpiqen rrisin mbrojtjen nga COVID-19.
Në një intervistë me televizionin N12 News të Izraelit, zoti Bourla u pyet nëse ai parashikon që dozat përforcuese do të ofrohen rregullisht çdo katër deri në pesë muaj.“Nuk do të ishte një skenar i mirë. Unë shpresoj që të kemi një vaksinë që do të duhet ta bëjmë një herë në vit,” tha zoti Bourla.

