Drejtori i Qendrës Sociale në Gjilan kërkon ndihmë prej donatorëve për familjen Ajeti, e cila ka ngelur e vetme
Familja katër anëtarësh Ademi në Lipovicë ka ngelur pa përkujdesje prej kësaj jave.
Kryefamiljari Ajet Ademi ndërroi jetë para katër ditësh.
Pa kryefamiljarin dhe në gjendjen shëndetësore dhe sociale çfarë është kjo familje, nuk mund ta vazhdojë e vetme jetën në Lipovicë.
Mursel Zymberi, drejtor i Qendrës për Punë Sociale u ka bërë thirrje donatorëve që ta ndihmojnë këtë familje për ndërtimin e një shtëpie.
Një ekip i Qendrës për Punë Sociale e ka vizituar familjen Ajeti në fshatin Lipovicë, për t`i dërguar miell dhe disa pako ushqimore.
Edhe ekipet mjekësore të QKMF-së në Gjilan e kanë vizituar këtë familje dhe po kujdesen për shëndetin e tyre.
Por, kjo familje ka nevojë të madhe që të zhvendoset nga ky fshat, ngase nuk ka asnjë njeri që mund t`i gjendet afër as edhe për nevoja elementare.
Përndryshe, kësaj familje i kishin vdekur më herët dy fëmijë për një verë.
Babai Ajeti nuk e dinte shkakun e vdekjes së hershme të fëmijëve të tij, njëra 7 e tjetra 2.5 vjeçe.
“Prej skamjes”, kishte thënë ai, disa kohë më herët.
Ajeti, që kishte edhe dhembjen e vetë, si invalid që ishte, nuk mund të bënte shumë për familjen, por ishte aty.
Pos i varfër, ai ishte edhe i vetëm, pa prindër, pa asnjë vëlla, pa asnjë motër. As fqinjë nuk ka afër. Rrallëkush ia qel derën ndonjëherë kësaj familje.
Lipovica si fshat ka një lartësi të konsiderueshme mbidetare dhe një terren të thyer, ku dimrat vijnë të më të egër se në zonat tjera.
Erërat a e rrahin fort këtë vend edhe në pikë të verës e lere më dimrit.
Është zonë pranë kufirit Kosovë-Serbi./mediafokus.info

