Në dy aksidente të ndara në Viti, një i vdekur dhe 8 të lënduar

Në Viti janë shënuar dy aksidente të ndara, ku ka humbur jetën një person, ndërsa tetë të tjerë kanë marrë lëndime të rënda e të lehta.

Rruga Viti-Kllokot 03.12.2020 – 08:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë, njëri nga vozitësit mashkull kosovar ka vdekur, ndërsa vozitësi tjetër mashkull kosovar me tre pasagjerët, një mashkull dhe dy femra, ku dy prej të lënduarve ndalen në Spitalin e Gjilanit, ndërsa njëra është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.

Viti 03.12.2020 – 16:50. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor  në QKMF Viti, janë liruar në shtëpi, thuhet në raportin e policisë.