Doktori Ukmata jep shpresa: Pas dy jave mund të shohim rënie të të infektuarve me Covid-19

Doktori kosovar, Driton Ukmata ka parashikuar se pas dy javësh mund të ketë zvogëlim të rasteve me Covid-19 në Kosovë.

“Nëse popullata vetëdijesohet për masa mbrojtëse dhe distancim fizik, pas 2-3 javëve të vështira, mund të shohim rënie të numrit të infektuarve me Covid 19”, ka shkruar Ukmata në Facebook.

Statusi i plotë:

🔎 A jemi afër peak-ut?

Nëse popullata vetëdijësohet për masa mbrojtëse dhe distancim fizik, pas 2-3 javëve të vështira, mund të shohim rënie të numrit të infektuarve me Covid 19. Fillimi i muajit gusht mund të na pret me nën 50 raste në ditë dhe shumë pak fatalitete, por me numër ende të lartë të pacientëve që kërkojnë kujdes spitalor.

🔙 Me datë 1 korrik, atëhere kur ishin vetëm 50 raste në ditë, kam bërë këtë parashikim për muajin korrik 2020 për nevojat e SHSKUK:

– Në javët në vijim, Kosova do të ketë mesatarisht 200+ raste të konfirmuara me Covid 19 në ditë;

– Mestarisht, 12.5 % e të sëmurëve të konfirmuar me Covid 19 do të kenë nevojë për hospitalizim;

– Mesatarja e vdekjeve në ditë do të jetë 5 pacientë, kurse numri i vdekjeve mund të mbërrijë edhe 10 në ditë;

– Një cikël i sëmundjes zgjatë mesatarisht 21 ditë;

– Shërbimi spitalor duhet të ketë afërsisht 500 shtretër në dispozicion për pacientët e konfirmuar dhe të dyshuar me Covid 19.

🦠 Numri i qytetarëve aktualisht të infektuar me Covid 19 ne Kosovë është më i madh, numri i testimeve ditore është i vogël (5 herë më i vogël se i Maqedonisë Veriore).

Në nivel global, shohim rënie të numrit të fatalitetit të pacientëve të konfirmuar me Covid-19 dhe rritje të numrit të infektuarve.

Tashmë mund të jemi në fazën 2 të epidemisë. Dyshohet se rastet me Covid 19 në Kosovë datojnë që nga fund viti 2019.

✏️ Shënim:Fatkeqësisht, për shkak të mungesës së konsistencës dhe saktësisë në mbledhje dhe analizim të të dhënave në Kosovë, për momentin është e pamundur të bëhet një studim më i saktë për trendin e përhapjes së Covid 19 dhe për ketë arsye duhet te bazohemi në të dhëna nga vendet tjera.

#rrinshpi, mbaj distancën dhe maskën!😷