Dreka e ushtarëve të FSK-së sot pa supë, sallatë, pemë dhe pijet që janë shërbyer si zakonisht
Dreka e servuar sot ndaj ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës [FSK] nuk ka qenë e zakonshme dhe e kompletuar sikurse ditëve të kaluara. Kjo me arsyen se shteti është detyruar të gjejë zgjidhje të përkohshme për përgatitjen e ushqimit për ushtarët e FSK-së, marr parasysh problemin me tenderin për furnizim.
Në vaktin e drekës nuk kanë qenë të gjitha produktet e kompletuara të servimit duke filluar nga supa, sallata, një pemë apo edhe pije të gazuara. Pjata e sotit ka qenë me zgjedhjen e oriz dhe sos, ose gullash dhe pomfrit.
Ndonëse, improvizimi është bërë duke angazhuar punëtorët e Mensës së Studentëve që të udhëtojnë në kazermat për t’ua përgatitur ushqimin ushtarakëve.
Sipas një dokumenti që e ka siguruar Dukagjini, e që u është shpërndarë departamenteve brenda Ministrisë së Mbrojtjes, ky dikaster do të sigurojë transportin e tyre.
Aty përgjegjësia për transport të këtyre punëtorëve në kazermat e FSK-së u është dhënë katër njësiteve, transmeton dukagjini.

