DRENA zëri rinor që po mirpritet kudo!

Zëri i të rinjve po gjen përfaqësim të denjë në çdo takim e bashkëbisedim me kandidaten për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me numrin 103 – Drenushë Maloku Bejtullahu.

Ajo po merr mbështetje dhe vlerësim të madh nga të rinjtë, falë vizionit të saj të qartë për të ardhmen.

Në fjalimet e saj, ajo ka vendosur në fokus krijimin e mundësive të reja për të rinjtë, duke promovuar politika konkrete për punësimin online, zhvillimin e aftësive digjitale dhe mbështetjen e ideve inovative.

Besimi i saj është se rinia e Kosovës meriton më shumë mundësi për të ndërtuar karrierë dhe sukses pa u detyruar të largohet nga vendi.

Takimet e fundit kanë dëshmuar se mesazhi i saj po pritet me entuziazëm, veçanërisht nga të rinjtë që kërkojnë mundësi reale punësimi, zhvillim profesional dhe përfshirje më të madhe në vendimmarrje.

– Punësim për të rinjët dhe gratë
– Trajnime dhe aftësim profesional
– Më shumë hapësirë për idetë dhe talentin e gjeneratës së re

LDK 113
Drenushemalokubejtullahu103