Drita arkëton tri pikë, Gjilani humb barazimin në minutat e fundit nga penalltia e përsëritur

Tri ndeshje janë zhvilluar sot ë në Superligën e Kosovës në futboll, ku janë arritur rezultate të ndryshme.

Drita ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Prishtinës, për të mbetur në garë për titullin e kampionit. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Blerim Krasniqi. Me këtë fitore, Drita tani ka 46 pikë dhe mbetet në vendin e tretë.

Gjilani ka humbur nga Llapi me rezultat 2:1. Në fund të pjesës së parë, Ahmed Januzi e kaloi Llapin në epërsi, kurse barazoi Jarovic në minutën e 71-të. Në minutën e 87-të, Muhamet Hyseni dështoi nga penalltia, por ajo u përsërit nën arsyetimin se portieri i Gjilanit nuk e kishte të paktën njërën këmbë në vijën e portës.

Në tentimin e dytë, Hyseni u tregua shumë i saktë dhe e kaloi Llapin në epërsi. Kjo fitore e ngrit përkohësisht në vendin e parë Llapin, me 50 pikë, dy më shumë se Ballkani, i cili luan nesër.

Dueli Dukagjini-Fushë Kosova u mbyll pa fitues.