Disa prej nokauteve më të frikshëm të garës së goditjeve me shuplakë
Gara e goditjeve me shuplakë po vazhdon të bëjë bujë nëpër botë. Gara e njohur si “Po]er Slap” ka nisur të rritet dukshëm në popullaritet, por po ka edhe kritika për brutalitetin.
Power Slap është themeluar në vitin 2022 nga Dana White, që është president edhe i promocionit më të famshëm të arteve marciale të përziera UFC.
Në këto gara hedhet një monedhë për të vendosur se cili do të godasë i pari me shuplakë. Garuesi ka 60 sekonda për të dhënë goditjen. Shuplaka duhet të godasë përfundi surit, por mbi nofull. Pasi merr goditjen, garuesi tjetër ka 60 sekonda për t’u rikuperuar para se ai të bëjë sulmin. Luftërat përfundojnë kur një garues nokautohet, apo shkon në tri runde me pikë, duke përdorur sistemin e poentimit sikur në boks apo UFC.
Edhe në këtë garë ndarja është bërë në kategori të ndryshme.
Neuroshkencëtarët kanë kritikuar se mund të ketë lëndime serioze në tru nga goditjet./koha/