Setien refuzon të flasë për largimin e mundshëm të Messi

Zërat se ylli argjentinas mund të largohet nga Camp Nou kur kontrata e tij të përfundojë verën e ardhshme nuk janë hedhur poshtë nga trajneri Quique Setien.

I gjendur nën presion, Setien ka refuzuar të komentojë të ardhmen e Lionel Messi te Barcelona, raporton mediafokus.info.

“Nuk do të spekuloj sepse unë nuk e kam dëgjuar Lionel Messin të thotë asgjë lidhur me këtë çështje.

Unë e shoh atë duke u trajnuar mirë dhe asgjë më shumë. Të tjerat janë spekulime, në të cilat unë nuk hyj”, ka thënë tha ai./mediafokus.info/