Vdes një 38-vjeçar në QKUK, ishte i infektuar me Covid-19

Demush Shaha, kreu i Institutit EPIK, ka njoftuar se vëllai i tij 38-vjeçar ka vdekur. Sot më herët Shasha kishte treguar se vëllai i tij ishte i infektuar me virusin COVID-19 dhe kishte rrëfyer momentet e dërgimit të vëllait të tij në urgjencë.

Megjithatë ende nuk dihet nëse vëllai i Shashës ka ndërruar jetë shkak i virusit COVID-19, shkruan express.

“Vellau im, Flamur Shasha, 38 vjeç, ndroj jete. Per shkak rrethanave lus per mirekuptim familjen dhe miqt. Varrimi do jete privat”, ka shkruar Shasha.