Këto dy simptoma tregojnë se keni Covid

Është folur shumë se cilat janë simptomat më të zakonshme të koronavirusit. Ato madje janë ngatërruar me ato të shkaktuara nga një grip i zakonshëm.

Një studim i publikuar në “Zoe Covid”, një kompani britanike e dedikuar për hetimin dhe përhapjen e koronavirusit, vë në dukje dy simptoma që zakonisht kanë të prekurit nga COVID.

Sipas studimit, në të cilin ka marrë pjesë Tim Spector, profesor i Epidemiologjisë Gjenetike në King’s College në Londër, janë dy simptoma që praktikisht konfirmojnë se një person është infektuar me koronavirus.

Nëse një individ zgjohet me dhimbje fyti dhe lodhje, pavarësisht se ka fjetur mjaftueshëm, ka indikacione të qarta se ai është infektuar me COVID.

“Aktualisht ka dy herë më shumë raste të COVID sesa ka ftohje të zakonshme. Simptomat janë shumë të ngjashme, kështu që është më mirë të supozohet se është COVID”, thotë ai.