Mjekët thonë se situata e grave me alkoolin, tani është më keq se kurrë

Konsumi i alkoolit te gratë është rritur në mënyrë dramatike në dekadën e fundit. Historikisht, burrat kanë pasur modele më të rënda të pirjes dhe për këtë arsye, edhe më shumë pasoja mjekësore të përdorimit jo të shëndetshëm të alkoolit në krahasim me gratë.

Sidoqoftë, ky hendek gjinor po zvogëlohet për shkak të ndryshimeve në mjediset socio-kulturore që ndikojnë në modelet e pirjes dhe normalizojnë pirjen e grave. Megjithëse këto ndryshime shoqërore janë kryesisht pozitive, siç është numri më i lartë i grave në fuqinë punëtore, gratë janë ndikuar në mënyrë jo-proporcionale nga rritja e përdorimit të alkoolit.

Për shembull, sipas ekspertëve, gratë (në moshë të re) po nxisin rritjen e numrit të vdekjeve nga sëmundja e mëlçisë – e lidhur me alkoolin. Rritja më e madhe e vdekjeve nga sëmundjet e mëlçisë të lidhura me alkoolin ishte te gratë e moshës 25-34 vjeç. Për më tepër, gratë vdesin nga sëmundja e mëlçisë mesatarisht rreth 2-3 vjet më herët se burrat, bazuar në një studim të vitit 2020. Prevalenca gjatë gjithë jetës e pirjes dhe varësisë nga alkooli po rritet me një shpejtësi më të shpejtë për gratë sesa burrat.

Frekuenca e përdorimit të alkoolit në mesin e grave gjithashtu është ndikuar nga pandemia e Covid-19. Gratë raportuan nivele më të mëdha të ndryshimeve të lidhura me pandeminë në gjumë, humor, zakone dhe stres – në krahasim me burrat. Një studim nga RAND Corporation vuri në dukje se shqetësimi psikologjik nga pandemia lidhet drejtpërdrejt me përdorimin e alkoolit; ditët e konsumit të alkoolit janë rritur me mbi 41% për gratë që prej para-pandemisë.

Studiuesit sugjerojnë se gratë përjetojnë një fenomen të njohur si teleskopi, që do të thotë se ekziston një afat më i shpejtë kohor nga fillimi i përdorimit të substancave deri tek varësia nga ajo substancë. Gratë mund të kenë një rrugë të përshpejtuar drejt problemeve mjekësore dhe psikosociale, edhe pse ato mund të kenë konsumuar më pak alkool në përgjithësi dhe për një periudhë më të shkurtër kohe krahasuar me burrat, shkruan anabel.

Pasojat e përdorimit jo të shëndetshëm të alkoolit nga gratë

Pasojat e përdorimit jo të shëndetshëm të alkoolit mund të jenë shkatërruese. Në vitin 2016, 3 milionë vdekje ose 5.3% e të gjitha vdekjeve globale iu atribuan alkoolit. Përdorimi i tepërt i alkoolit mund të shkaktojë një mori problemesh shëndetësore; mbi 48% e të gjitha vdekjeve nga cirroza e mëlçisë janë të lidhura me sëmundjet e mëlçisë të lidhura me alkoolin. Pasoja të tjera mjekësore të përdorimit të rëndë të alkoolit përfshijnë sëmundje të zemrës, goditje në tru dhe kancere të caktuara. Pasojat psikiatrike të përdorimit jo të shëndetshëm të alkoolit janë gjithashtu të përhapura, përfshirë depresionin, ankthin, problemet e përshpejtuara të kujtesës dhe rrezikun e demencës.