Kosova e mbyllë edicionin me fitore të thellë ndaj Qipros (5:1)
Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me fitoren edicionin 2022/23 në Ligën e Kombeve, duke mundur Qipron me rezultat 5:1.
“Dardanët” e dominuan në tërësi ndeshjen dhe si rezultat i kësaj në pjesën e parë shënuan dy herë, Florent Muslija (22’) dhe Donat Rrudhani (45+1’).
Në pjesën e dytë, Kosova shënoi edhe tre gola tjerë, Rashani (47’), Muriqi (52’, 84′).
Valentin Roberge (81’) e shënoi golin e nderit për mysafirët.
Kosova e mbylli këtë edicion në vendin e dytë në grup me 9 pikë – duke e siguruar kështu pjesëmarrjen në Ligën C edhe për edicionin e ardhshëm.