Skuadrat gjilanase – Evropën, në dorën e tyre

Shkruan: Fehmi SYLEJMANI

Java e parafundit  parashihet të jetë fatale për ndonjërën nga tri skuadrat pretedente për titull, meqë në rast të dështimit, të ndonjërës nga këto ekipe, gjasat për titull dhe dalje për evropë do të shuhen përfundimisht.

Pavarësisht disfatës së Dritës, ndaj rivalit lokal, Gjilanit,  të dielen  e kaluar, megjithatë Drita edhe më tej mbetet të paktën në letër favoriti kryesor për titull, meqë ka vetëm një pikë më shumë se përcjllësi i dytë Gjilani dhe dy më shumë se përcjllësi i tretë Ballkani.

Drita është nikoqir i Drenciës dhe në rast se fiton, atëhërë skuadra bardhekaltër  do të shkon në kuotën e 68 pikëve dhe sërish do t’i prijë tabelës së klasifikimit deri në javën e fundit  kur do të udhëtojë drejt Therandës për të takuar me Ballkanin.

Skuadra tjetër gjilanase, Gjilani, ka vetëm një pikë  me pak se Drita dhe këtë të mërkure e pret rivalin e drejpërdrejtë Ballkanin. Një kryesfidë e vërtetë  që gjithcka do të sqarojë më pas. Në rast se kuqebardhët e Gjilanit  e mposhtin skuadrën mysafire, atëherë me këtë rast vulosin daljen për herë të parë në Evropë dhe presin ndonej gabim eventual të Dritës në Therandë, në ndeshjen  e fudnit të këtij kompetacioni. Ndërsa disfata e Bllakanit nga Gjilani, skuadrën therandase e eliminon nga gara për evrope dhe titull.

Rrjedhimisht nga këto tri ekipet e para të  radhitura aktaulisht në tabelë, dy skuadrat gjilanase janë më afër  se kurrë  daljes  në evropë dhe këtë mundësi  e kanë kryekëputë në duart e tyre, prandaj duhet te jënë shumë të vëmendshme, pa ndonej gafë, që nuk do të falet, të përqëndruara maksimalisht në këto dy xhiro, të motivuara dhe displinuara tej mase, serioze dhe profesionale, ambicioze dhe racionale si dhe të mbështetura nga të gjithë sportdashësit, kudo që janë.

Këto dy skuadra  gjilanase, këtë edicion nuk prodhuan  vetëm spektakël të një derbi lokal, por me formën e treguar  deri më tashti dëshmuan se janë një aset i vecantë, jo vetëm për Gjilanin, por edhe për mbarë vendin tonë.

Gjilani, si qytet e meriton përfaqësimin në Evropë, pikërisht  me këto dy skuadra, sepse këto klube tashmë kanë organizim dhe menaxhim të mirë brenda tyre.

……………………………………………………..

(Autori eshte publicist dhe njohes i mire i sportit)