Flet infektologia që e ekzaminoi pacientin e parë pozitiv me COVID-19 në Kosovë

Infektologia e njohur nga Gjilani, dr. Selvete Shurdhani, e cila e kontrolloi pacientin e parë me COVID-19 në Kosovë, më 12 mars, ka folur enkas për Mediafokus.info.

“Në nëtën e 12 marsit, Qendra e Mjekësisë Familjare në Viti, e udhëzon një pacient në mënyrë të specifikuar, si të dyshuar për COVID-19, pasi që ai kishte ardhur nga Italia. Pasi ia kemi bërë ekzaminimet radiologjike dhe hematologjike, të cilat nuk kanë qenë shumë në korealcion me infeksionet virale, në konsultim me Klinikën Infektive, e kam dërguar në QKUK dhe më 13 mars ka rezultuar pozitiv”, ka thënë infektologia Shurdhani.

Sa ditë qëndroi në vetizolim?

Cilat kanë qenë reagimet dhe paragjykimet e njerëzve?

Si është një 24 orësh pune në Repartin e Infektivës?

Sa është rreziku i infeksionit?

Sa ditë nuk shihet me anëtarët e familjes?

Për këto dhe të tjera, ndiqeni sonte deklaratën ekskluzive të Dr. Selvete Shurdhanit, e cila transmetohet në ora 21:00, në faqen zyrtare të Mediafokus.info, në Facebook.