Drita e çarmatosë Drenicën në Gjilan

Drita, me fitoren e sotme (4:1) ndaj Drenicës, të cilën e ka çarmatosur plotësisht në Gjilan, e ka rimarrë kreun e tabelës.

Drita shënoi sot edhe fitoren e tretë radhazi, ndonëse luajti nëpër mot me borë e teren të rrëshqitshëm.

Vendësit shënuan tre gola në 45 minutëshin e parë, për ta vendosur kështu fatin e kësaj loje shumë të rëndësishme për ta, sepse i mban në konkurrencë për ta fituar titullin./mediafokus.info