Drita e konfirmon dorëheqjen, ikën trajneri Arsim Thaçi

Arsim Thaçi nuk është më trajner i Dritës së Gjilanit.

Klubi gjilanas ka njoftuar përmes faqes së vetë zyrtare se trajneri i deritashëm ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, duke hequr dorë kështu nga “Intelektualët” pas një periudhe të shkurtër që i udhëhoqi ata.

Ky vendim i Thaçit vjen pas barazimit të fundt me Dukagjinin.

Drita zbriti në pozitën e dytë, por prapë mbetet në garë për titull të kampionit të Kosovës pasi është veç një pikë prapa liderit, Ballkani.

Më poshtë mund ta shikoni postimin e klubit gjilanas.