Zyrtare: Shtyhet ndeshja mes PSG-së dhe Strasbourgut për shkak të Coronavirusit

Edhe zyrtarisht, PSG vs Strasbourg është shtyrë për nëj datë të pacaktuar.

U krijua panik e madhe në Itali, por tani ka arritur edhe në Francë.

Pasi u bë hallakam në Itali për shkak të Coronavirusit, edhe në Francë po ndodh e njëjta gjë.

PSG ka njoftuar se ndeshja me Strasbourg, e planifikuar të zhvillohet këtë vikend, është shtyrë për shkak të frikës nga virusi që ka kapluar gjithë botën dhe ka shkaktuar panik të madhe.

Nuk është treguar se kur do të luhet kjo ndeshje tashmë e shtyrë, derisa nuk ka ndonjë njoftim se a do të anulohen edhe ndeshjet tjera në këtë xhiro të Ligue 1, raporton Gazeta Express.