Drita e nis mbarë kampionatin në Superligë
Ndonëse startoi me vonesë, shkaku i pjesëmarrjes në garat e Ligës së Konferencës, Drita e ka nisur me fitore edicionin e ri në Superligë.
Sot në Gjilan, Drita mposhti Ferizajn me rezultat 3-1.
Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë të lojës. I pari shënoi Almir Ajzeraj në minutën e 73-të, pas një tollovie në mbrojtjen e Ferizajt.
Në 2-0, rezultatin e ngriti Arb Manajn që shënoi me kokë në minutën e 90-të.
Pak minuta më vonë, Edon Sadriu i Ferizajt shënoi për 2-1, nga penalltia, pasi Manaj e preku topin me dorë në zonën e rreptësisë.
Por, gjilanasit nuk u dorëzuan dhe Ilir Mustafa shënoi për 3:1 dhe epilogun përfundimtar të ndeshjes.

