Cili shqiptar u shpall futbollisti i vitit në Maqedoninë e Veriut?

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut i ka shpallur më të mirët e këtij sporti për vitin 2019. Futbollisti më i mirë u shpall Visar Musliu, i cili është pjesë e Fehervar FC në Hungari.

Golashënuese më e mirë në futbollin e femrave, u shpall Eli Jakoska nga KFF Istatov. Futbollistja më e mirë për vitin 2019 u shpall Lençe Andreevska nga KFF Dragon 2014, shkruan portali litertal media.

Trajneri më i mirë në konkurrencën e femrave u shpall Ilija Mandarov, nga Dragon 2014. Muzafer Ejupi ndau çmimet në kategoritë e reja.

Futbollisti në kategoritë e reja u shpall Xhemail Ibishi nga KF Vardari. Golashënuesi më i mirë në kategoritë e reja është Florent Ramadani nga KF Shkëndija – transmeton Alsat M.

Suat Zendeli, ndau çmimet për klubin më të mirë në konkurrencën e të rinjve që shkoi në duart e KF Shkëndija.

Trajneri më i mirë në kategoritë e reja u shpall Filip Despotovski nga KF Vardar. Çmimi për më të mirin në futsall shkoi në duart e Taulant Ismaili nga KFF Shkupi.

Trajneri më e mirë në futsall u shpall Zoran Lekiq nga KFF Shkupi për kontribut të veçantë në futboll, Altrim Çura dhe KF Borec.

Gjyqtari më i mirë u shpall Marjan Gocevski. Fer plej ekipi u shpall Akademia Pandev.

Golashënuesi më i mirë u shpall Vlatko Stojanovski, ndërsa futbollisti më i mirë u shpall Visar Musliu, i cili është pjesë e Fehervar FC në Hungari.