Drita, ekipi i vetëm nga Kosova që merr pjesë në Kupën Ballkanike

Kampioni i Superligës së Kosovës në volejboll dhe fitues i Kupës, KV Drita, do të jetë ekipi i vetëm nga Kosova në konkurrencën e femrave që merr pjesë në Kupën Ballkanike, e cila do të mbahet në qytetin Banja Luka të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Plot shtatë ekipe do të marrin pjesë nga vende si Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia dhe Turqia.

FVK i ka uruar suksese KV Dritës në përfaqësimin sa më dinjitoz të Kosovës në këtë garë prestigjioze.