Drita mahnitëse, eliminon Audan dhe kualifikohet në play-offin e Ligës së Kampionëve

Pavarësisht humbjes në sfidën hapëse, Drita ka bërë një rikthim të shkëlqyeshëm në “Fadil Vokrri” për t’u kualifikuar në play-offin e Ligës së Konferencës.

Drita triumfoi me rezultat bindës 3:1 ndaj Audas në Prishtinë, duke siguruar kualifikimin tutje, ku e pret sfida e vështirë ndaj Legia Varshavës.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi ngase asnjëra skuadër s’i finalizoi rastet e shumta, me gjilanasit që ishin më kërkues.

Ishte Besnik Krasniqi që i dha epërsinë Dritës, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (75’).

Me këtë gol, Drita arriti ta dërgonte ndeshjen në vazhdime, ku aty ishte skuadër shumë herë më e mirë.

Megjithatë, pas një gabimi në mesfushë, Auda arriti ta barazonte rezultatin përmes Tallas, që shënoi përballë Malokut (91’).

Sidoqoftë, gëzimi iu zgjati vetëm 11 minuta, me Rron Brojën që shënoi një gol të shkëlqyeshëm me kokë për ta rikthyer epërsinë dhe barazuar rezultatin e përgjithshëm në 2:2 (102’).

Heroi i Dritës doli të jetë mesfushori Albert Dabiqaj që shënoi një gol fantastik për ta kualifikuar skuadrën në fazën tjetër (115’).

Kësisoj, Drita në raundin e play-offit do të përballet me Legian e Varshavës, ku nevojitet fitorja për t’u kualifikuar në fazën e grupeve./NC