Drita mposhtet nga Ferizaj me rezultat minimal

Drita ka pësuar humbje nga Ferizaj me rezultat, por nuk i rrezikohet pozira e liderit momental në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, pasi të dyja ekipet u mbrojtën shumë mirë.

Tre gola u shënuan në pjesën e dytë, kur filloi të ngritet ritmi i lojës.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 48-të përmes mbrojtësit Antonio Ilieski.

Në minutën e 80-të e takimit Drita ia doli të barazojë rezultatin në 1-1 përmes Veton Tushës pas asistimit të Denys Kostyshyn.

Sidoqoftë, gëzimi i Dritës ishte tejet i shkurtë pasi Ferizaj ia doli të shënojë golin e epërsisë në aksionin vijues.

Golin e fitores për Ferizajn e realizoi Fatjon Bunjaku në minutën e 81-të i cili vendosi rezultatin përfundimtar 2-1.

Pas kësaj fitore Ferizaj shkon në kuotën e 45 pikëve dhe mban pozitën e katërt në tabelë, teksa Drita numëron 66 sosh si lider me nëntë më shumë se Ballkani në vendin e dytë që ka 57 sosh.