Drita nuk ia doli ta mposht Prishtinën në Gjilan

Drita e humbi mundësinë t`i ofrohet kryesuesit aktual në Superligë, meqë nuk arriti të shënojë fitore ndaj Prishtinës, të cilën e shpëtoi nga humbja portieri Eglant Haxho, që mbrojti edhe penalltinë në Gjilan.

Drita, ndonëse e kërkoi golin e fitores që nga minuta e dytë e ndeshjes, nuk arriti ta realizojë atë për 90 minuta lojë.

Në minutën e 85-të, Kastroit Rexha e pati rastin e fundit per t`i ndalur pikët në Gjilan, por e goditi shtyllën.

Pas këtij barazimi, Drita me 23 pike, ngel tri pikë mbrapa liderit, Ballkani (26), por me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Mediafokus.info