Drita nuk ka fat, eliminohet nga një penallti e minutave shtesë

Drita është eliminuar nga raundi i dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Në “Fadil Vokrri” gjilanasit u mundën minimalisht 1:2 nga ekipi çek.

Kur rezultati ishte i barabartë (1:1), në minutën e 23-të shtesë, Albert Dabiqaj e preku topin me dorë në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti për mysafirët.

Nga 11-metërshi i saktë u tregua Jirka që e kualifikoi tutje Viktoria Plzenin.

Pavarësisht humbjes, ekipi gjilanas bëri paraqitje dinjitoze ndaj një ekipi shumë më të fortë.