Drita shkruan historinë: Kualifikohet për herë të parë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës
Drita ka shkruar historinë e saj në garat europiane.
Pas Ballkanit, Drita bëhet skuadra e dytë kosovare që kualifikohet në fazën e ligës (më herët ishte faza e grupeve) të Ligës së Konferencës.
Kampionia e Kosovës triumfoi edhe në ndeshjen e kthimit 0:1 ndaj Differdange në Luksemburg, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e parë në Prishtinë u mbyll me fitore 2:1 të gjilanasve dhe e dyta sonte nisi me një avantazh të madh.
Në vazhdim ishte e lehtë për Dritën, por që arriti të shënojë vetëm një gol, edhe atë nga penalltia.
Ishte Besnik Krasniqi që shënoi në minutën e 61-të.
Kësisoj, Drita kualifikohet në fazën e ligës në Ligën e Konferencës, teksa nesër do t’i mësojë kundërshtarët në shortin që do të tërhiqet në mesditë.

