Drita tregon kush është kampioni, gjunjëzon Sileksin midis Maqedonisë së Veriut

Kampioni i Kosovës Drita ka mposhtur Sileksin më rezultat 2-0, në ndeshjen që u zhvillua në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Europa League, raporton Mediafokus.info.

Me këtë fitore, Drita arrin në rrethin e tretë kualifikues të Europa Legue, që është sukeses i jashtëzakonshëm, gjë të cilën nuk e ka bërë deri tani asnjë klub i Kosovës.

Në të dy pjesët e lojës, Drita ishte më e mirë në të gjitha aspektet. U deshën të kalojnë 48 minuta lojë që bardhekaltrit ta gjejnë golin me anë të Fidan Gërbeshit, derisa epërsinë e dyfishoi kapiteni Ardian Limani, në minutën e 80-të.

Ndryshe, klubi gjilanas sot një javë ndeshet me Legia Varshava, kampionin e Polonisë./Mediafokus.info/