Flamur Hyseni ngre pikëpyetje të arsyeshme rreth statusit të SC Gjilani

Profesori Flamur Hyseni, si ish-futbollist dhe si adhurues i sportit i ka ngritur me të drejtë disa pikëpyetje në lidhje me zhvillimet e fundit në klubin e futbollit ‘Gjilani’ pas dorëheqjes së Florim Zukës.

“Tani per klubin eshte nje nga situatat me te renda, e dyta qe prej themelimit te tij.

Situata e parë e rëndë ishte kur klubi kishte rënë nga liga”, ka thënë Hyseni.

Postimi i plotë i tij:

A mundet me sqaru dikush statusin juridik te klubit, ju qe keni qendru brenda dhe afer klubit, sidomos: Naser Ajeti, Sallah Sherifi, Sevdail Robelli dhe dy miqte e mi te nderuar, Nderim Isufi dhe Raif Ajeti, qe shpeshhere e kemi debatu dhe bisedu gjendjen e klubit, sidomos atehere kur klubit ju ndryshua emri dhe historia, nga KF Gjilani ’95 ne SC Gjilani (2017).

Tash, publiku a me falemnderu z. Zuka qe, po e leshon “biznesin” e tij, kur e ka mare klubin me 2017, edhe emrin dhe historine e themelimit ja ka ndryshu? (Natyrisht kete z. Zuka nuk e ka ber koke me vete por, e ka keshillu – mesu dikush).

A mi kerku llogari per doreheqjen e parevokueshme siç ka thënë?

Kush eshte ne gjendje me marre klubin tash me gjithe obligimet dhe me krizen e paraqitur papritmas ne prag te fillimit te kampionatit 2022/23?

A do te qendronte ende ne krye te klubit, z. Zuka, po qe se klubi do te fitonte ndeshjen e javes se kaluar ne Riga?

A ka pas kush i tregon z. Zuka se, nuk ofrohet dorehqja pikerisht kur klubi e ka ditelindjen e tij te 27? (Klubi eshte emocion, trofe dhe tifozeri, nuk eshte vetem fitim dhe kosto).

KF Gjilani ’95, eshte themeluar ne korrik te 1995, me iniciative te disa intelektualeve, ish futbollisteve dhe sportdashesve te asaj kohe.

Si date e themelimit te klubit konsiderohet 15 korriku i vitit 1995 por, qe takimet jane zhvilluar ndermjet 15-18 korrikut 1995.

Klubi nuk eshte vazhdimesi e ish Cervena Zvezdes se Gjilanit. Klubi nuk eshte themelu me 1945 por, ne korrik 1995.

Klubin nuk e ka themelu Kuvendi Komunal, sepse me 1995, organizimi sportiv ka qene paralel me institucionet sportive te organeve te asaj kohe, qe me dhune i kane debu klubet shqiptare nga ambientet sportive.

E ftoj per sqarime njerin nga themeluesit e klubit KF Gjilani ’95, prof. Refik Rexhepaj dhe nese ka shenime t’i publikojë ato.

(I takoj gjenerates se pare te futbollisteve te rinj qe mbanim stervitje te trajneret dhe profesoret e nderuar: Kemajl Halimi – RACI, Refik Rexhepaj dhe Selim Muja, me vone shkolla e futbollit e KF Gjilani’95).