Drita vazhdon me fitore, ngushton diferencën me Ballkanin
Drita ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës, duke ngushtuar diferencën me Ballkanin, raporton Mediafokus.info.
Ekipi nga Gjilani ka mundur me rezultat 1:0 Trepçën ’89 dhe tani ka vetëm tri pikë me pak se kryesuesi aktual.
Ndonëse me rezultat minimal, Drita arkëtoi tri pikë, për të bërë me dije se sërish e synon titullin.
Golin e vetëm e shënoi Xhevdet Shabani, nga gjuajtja. Gjilanasit kanë mundur të shënonin edhe gola të tjerë sikur Kastroit Rexha ta realizonte ndonjërën prej shumë mundësive që i kishte.
Pas kësaj fitore, Drita ka vetëm tri pikë diferencë me Ballkanin, por një ndeshje më pak.

