Grenell: Për Joe Biden votuan edhe të vdekurit

Duket se nuk ndodhë vetëm në Kosovë që të votojnë të vdekurit. Një gjë e tillë, sipas Emisari Special të Donald Trumpit, Richard Grenell, ka ndodhur edhe në zgjedhjet në SHBA, transmeton Mediafokus.info.

Nëpërmjet një cicërime në Twitter Grenell thotë se duhet të shikohen vendbanimet e votuesve për t’u siguruar se njerëzit e vdekur nuk kanë votuar.

“Njerëzit e meritojnë ta dijnë nëse të gjitha votat janë të ligjshme. Shikoni në vendbanimet e votuesve. Sigurohuni që njerëzit e vdekur nuk kanë votuar mrekullisht. Verifikoni nëse votat janë të ligjshme”, ka shkruar Grenell./Mediafokus.info/