Dua Lipa “Artistja më e mirë Pop/R&B”

Është bërë ndarja e çmimeve të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, Brit Awards 2022. Yje të shumtë britanikë kanë marrë pjesë dhe janë nderuar me çmime për arritjet vjetore në muzikë.

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka qenë e nominuar për dy çmime, derisa ka triumfuar si artistja më e mirë Pop/R&B.

26-vjeçarja la pas vetes yje të mëdhenj, si Ed Sheeran, Adele, Grif dhe Joy Crookes.

Dua nuk ka mundur të jetë prezente në “The O2 Arena” të Londrës për të tërhequr fizikisht çmimin, por ka përshëndetur me një video-mesazh nga larg publikun.

Artistja, e cila gjendet në SHBA, ku shumë shpejt pritet të fillojë një turne, ka ndarë lajmin në Instagram:

“Wowowow!! AKTI MË I MIRË POP @brits !!!! Faleminderit shumë të gjithëve që votuan!!! Edhe pse të gjithë do të donim të ishim në Londër duke festuar kështu me ju – ne kemi bërë prova që të mund të organizojmë një shfaqje të jashtëzakonshme për të gjithë ju!!“, ka shkruar Lipa.