Dua Lipa e dashuruar me bregdetin shqiptar

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, po vazhdon t`i kalojë pushimet e saj në Shqipëri, së bashku me familjen dhe të dashurin.

Ylli i popit ndodhet në jug të Shqipërisë, duke pushuar në një jaht luksoz dhe duket se është e dashuruar fort me bregdetin shqiptar.

Së fundmi, Dua ka postuar disa foto në rrjete sociale dhe duket se po shijon në maksimun detin dhe rrezet e diellt.