Dua Lipa e quan dhunë racore keqtrajtimin e fëmijëve palestinezë nga Izraeli

Këngëtarja kosovare me famë botëtore, Dua Lipa, e cila ka në Instagram 46.3 ndjekës në Instagram, e dënoi në postimin e saj keqtrajtimin e fëmijëve palestinezë nga ushtria izraelite, duke e krehasuar atë me dhunën racore të policisë në SHBA, shkruan Mediafokus.info.

Lipa ka publikuar në Instagram para disa ditësh një postim anti-izraelit, ku mes të tjerash shkruan se ushtarët e IDF-së qëllojnë edhe mbi fëmijë.

Por, sipas mediave te Izraelit, rreth tremijë vetë kanë nënshkruar një peticion në të cilin u kërkohet radiostacioneve lokale, e sidomos Army Radio dhe Galgalatz, të ndalojnë transmetimin e këngëve të këngëtares Dua Lipa.

Gazeta “Jeruzalem Post” organizata e djathtë “Im Tirzu” u ka drejtuar një letër ministrit të Kulturës Chili Tropper dhe atij të Mbrojtjes Benny Gantz, ku shkruhet se “për shkak të fyerjeve kundër ushtarëve të IDF-së, antisemitizmit, shpifjeve, teorive konspirative dhe shtrembërimeve që përmban postimi që këngëtarja ndau në Instagram, nuk është e përshtatshme që një radio stacion i lidhur me IDF-në të vazhdojë të transmetojë këngët e saj.”/Mediafokus.info/