Dua Lipa i bashkohet fushatës së Vasfije Krasniqi Goodman
Ka tash e sa ditë që deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi Goodman, ka iniciuar fushatën për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale.
Që me debutimin e saj në politikë, Vasfija ka treguar se do të bëhet zëri i shumë femrave që janë dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Teksa një ditë më parë, ajo iu shpërndau kolegëve të saj në parlament banderolën me mbishkrimin “#rallyforherjustice”, duket se një banderolë e tillë ka arritur edhe në duart e emrave eminentë botërorë.
Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është njëra ndër to, e cila në një fotografi të realizuar së fundmi në Londër, ka pozuar me pankartën në fjalë.
Ka qenë vetë Vasfije Krasniqi – Goodman, ajo e cila ka publikuar një fotografi të këngëtares fituese të çmimeve ‘Grammy’ në Facebook, duke e falënderuar për mbështetjen e dhënë.
“Faleminderit Dua Lipa, të dua”, ka shkruar deputetja e Kuvendit të Kosovës në mbishkrimin e fotografisë.

