Dua vjen me këngën “Future Nostalgia”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, njëra ndër zërat më të mirë, ka publikuar këngën më të re nga albumi i saj i dytë, i cili del pas pak javësh, diku nga fillimi i vitit tjetër.

Kënga e saj “Future Nostalgia” është transmetuar në të gjitha platformat muzikore dhe vazhdon të arrijë rekorde sa i përket dëgjueshmërisë.

“Future Nostalgia” mban titullin edhe albumi i dytë i Duas.