Duda Balje: Kam siguruar ulëse në Kuvend, është herët të flas për Qeverinë Kurti
Duda Balje ka konfirmuar se ka arritur të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës, bazuar në rezultatet aktuale të zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.
“Bazuar në rezultatet që janë momentalisht, kam arritur të siguroj ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit”, ka deklaruar Balje.
E pyetur nëse do të votojë pro formimit të qeverisë nga Albin Kurti, si fitues i zgjedhjeve, Balje ka theksuar se është ende herët për të dhënë një qëndrim.
“Është herët të flasim për këtë çështje. Së pari duhet të përfundojë certifikimi i rezultateve. Unë jam për formimin e institucioneve, sepse ka kaluar një kohë e gjatë pa institucione”, është shprehur Balje për Indeksonline.

