KFOR’i e konfirmon: Droni i rrëzuar në Mitrovicë ishte i yni

Misioni i KFOR’it në Kosovë në një deklaratë për Periskopin ka konfirmuar se se droni i rrëzuar në oborrin e Mitrovicës është i tyre.

‘’Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja konfirmon se një nga dronët e tij u ul në një kopsht privat në zonën e Mitrovicës, si pasojë e mosfunksionimit. Droni nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz apo dëme materiale dhe është nxjerrë nga Forca Policore e Kosovës menjëherë pas uljes së tij.,, thuhet në deklaratën e tyre për Periskopin.