Dy adoleshentë ikin nga shtëpitë, shkak dashuria e pamundur

Dy adoleshentë, një vajzë 13 vjeçe dhe një djalë 15 vjeç, ishin zhdukur pa gjurmë që prej pesë ditësh.

Policia ka mundur t’i lokalizojë mbrëmë në zonën e Medresenë në Tiranë dhe pritet të merren në pyetje nga hetuesit për të zbardhur ngjarjen, raporton panorama.al

Të rinjtë, pasi kanë lënë orët e mësimit në një nga shkollat e Elbasanit, nuk janë kthyer më në shtëpitë e tyre.

Në Polici, nëna e vajzës ka deklaruar se e bija nuk është kthyer në shtëpi prej ditësh, ndërsa ka treguar dhe emrin e djalit me të cilin vajza e saj është larguar.

Dyshohet se të miturit kanë lidhje intime bashkë.

Vajza, edhe pse në moshë fare të re, kishte krijuar një lidhje intime me djalin dy vite më të madh, por që i përket komunitetit rom.

Për këtë arsye, familjarët e saj nuk e kanë pranuar lidhjen, duke i kërkuar 13-vjeçares të ndahej prej tij.

Por, kjo kërkesë nuk është pranuar nga vajza, e cila ka vendosur të arratiset.

Fqinjët janë shprehur të habitur me vendimin e të rinjve për t’u arratisur nga shtëpitë.

“S’kanë faj fëmijët, nuk dinë gjë ça bëjnë”, tha një fqinje.

“Nuk e njoh për problematik. Por, sesi ka ndodhur nuk e di. Nuk e di si është e vërteta”, tha një tjetër.