Lajm dëshpërues, parashikohet janar i thatë e me temperatura të larta
Gjilanasit tash e gjashtë muaj po vuajnë problemet me ujë të pijshëm për shkak të mungesës së reshjeve, e për pasojë, niveli i ujit në pendën e Përlepnicës ka rënë dukshëm.
Faqja kredibile Moti në Gjilan ka publikuar një parashikim dëshpërues për muajin janar.
Sipas saj, edhe ky muaj parashihet të jetë kryesisht i thatë dhe me temperatura dukshëm të larta për këtë kohë.
“Sipas parashikimeve të fundit, edhe muaji janar parashihet kryesisht i thatë dhe me temperatura dukshëm të larta për këtë periudhë kohore. Gjatë pjesës së dytë të muajit, pritet kohë pas kohe të ketë reshje të pakta lokale shiu e bore, e cila nuk do të ndikojë aspak në zbutjen e thatësisë ekstreme”, shkruan Moti në Gjilan, transmeton Mediafokus.info.
Se si do të evoluojë situate, mbetet të shihet./MediaFokus/