Dy burra gjenden të vdekur

Dy burra, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Gllogoc janë gjetur pa shenja jete, njofton policia.

Rastet janë hapur për hetim.

Rr.Tring Ismajli, Prishtinë,  25.03.2022 – NN. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Gllogoc, 25.03.2022 – 17:55. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull  kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.